Pyetje të shpeshta nga klientët tanë

Si mund ta bëj një porosi?

Për të bërë një porosi, ju mund të na vizitoni në showroom-in tonë në Prizren, të na kontaktoni përmes telefonit ose emailit, apo të na dërgoni një mesazh në rrjetet tona sociale. Pasi të kemi të qartë dizajnin dhe përmasat, përpilohet oferta dhe fillojmë prodhimin.

Kohëzgjatja e prodhimit varet nga lloji i produktit dhe volumi i porosisë. Në përgjithësi, porositë realizohen brenda 15-25 ditëve pune nga momenti i aprovimit përfundimtar të dizajnit dhe porosisë.

Çmimet ndryshojnë varësisht nga materiali, dimensionet, dizajni dhe përpunimi. Për shembull, një derë standarde e brendshme mund të fillojë nga 150€, ndërsa një derë hyrëse me dizajn të veçantë mund të kushtojë më shumë. Për çmim të saktë, ne japim ofertë pasi të kemi të dhënat e kërkuara.

Stafi ynë ofron këshillim profesional për të kuptuar më mirë hapësirën, preferencat dhe buxhetin tuaj. Ne ju ndihmojmë me katalogje, mostra, dhe sugjerime për kombinime ngjyrash dhe materialesh, për të arritur rezultatin që ju dëshironi.

Po. ALBA-COM ofron edhe shërbimin e montimit profesional për të gjitha produktet që prodhon. Montimi kryhet nga ekipi ynë me përvojë, për të siguruar cilësi dhe përshtatje të saktë në ambientin tuaj.

Pagesa zakonisht bëhet në dy këste: 50% e shumës parapagim në momentin e porosisë dhe 50% pas përfundimit të produktit dhe para dorëzimit/montimit. Pranojmë pagesa me para në dorë, transfer bankar dhe në disa raste edhe përmes POS-it.